National anthem of Albania

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir’ e një qëllim,
Të gjith’ atij duke u betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
𝄆 Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frigohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor! 𝄇

II
Në dorë armët do t’i mbajmë,
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë;
Këtu armiqtë s’kanë vend!
𝄆 Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne! 𝄇

III
O Flamur, flamur, shenj’ e shenjtë
Tek ti betohemi këtu
Për Shqipërin’ atdheun e shtrenjtë,
Për nder’ edhe lavdimn e tu.
𝄆 Trim burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor! 𝄇

By padyalu

Related Post